Dëshira e Europolit italian për këtë fund viti është të gjejë personat e shumëkërkuar, që kanë hesape me drejtësinë e paraqesin rrezikshmëri për rendin dhe jetën e qytetarëve.
Me nota satirike, media italiane, shkruan në një artikull të sotëm se Europoli i shkruan Babagjyshit: “Mundëso që të gjejmë më të kërkuarit”.
Në listën e personave më të rrezikshëm janë edhe dy shqiptarë, Durin Gremaj dhe Hime Lufaj.

Durim Grembaj
“Të fut të dridhurat karriera kriminale e shqiptarit Durin Gremaj, njeri i rrezikshëm i mafies shqiptare, veçanërisht i njohur për trafikun e organeve që nga viti 2009”- shkruan media italiane, duke iu referuar njërit prej shqiptarëve të kërkuar.
Europoli ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre. Ndërkohë që gjithçka varet edhe nga gatishmëria e vendeve të BE për koordinimet e nevojshme në raste të tilla.

Hime Lufaj
Austria ka vënë në dispozicion 2.900 euro për kë mundëson arrestimin e Tibor Foco, vrasës hungarez dhe 10 mijë euro për këdo që jep informacion për shqiptarin Himë Lufaj, në akuzë për trafik armësh.
Ai akuzohet për plaçkitje me armë, vjedhje grabitje dhe vrasje të mbetur në tentativë ndaj një oficeri policie në Austri.











