Ben Blushi i Libra ka reaguar në stilin e tij për shtyrjen e hapjess ë negociatave. Ai thotë se është njëfarë tallje me Edi Ramën, e kanë ftuar për kafe por pa i thene vendin dhe kohen,
“Bashkimi Europian nuk na caktoi serish datë për hapjen e negociatave. Është njëlloj sikur të të ftojnë për kafe por mos të thonë as ditën, as orën dhe as vendin. Ky është cmimi i kanabisit, i banditëve që hyjnë në Kuvend, i vonesës së Reformës në Drejtësi dhe i parave që rrezikojnë të blejnë zgjedhjet! Ndërkohë tre pergjegjësit e shtyrjes së takimit me Europen janë të ngarkuar me punët e tyre të perditshme: Deliri kërcënon Europën, Saliri kërcënon Delirin, ndërsa Iliri kërcenon veten. Në fakt të tre kercënojnë Shqipërinë!”, thotë Blushi duke barazuar faktorët e vonesës si te qeveria, edhe te opozita.












