“Është shtatzëne Ajola apo jo?!”. Ky është shqetësimi më i madh i fundvitit!
Dhe ky shqetësim nuk ka si të mos “përcillet” nga mediat… ashtu sikurse mungon shqetësimi real në se do marrin ndonjë shpërblim punonjësit për këtë fund viti, në masën e 50, 100, lekëve, të një rroge të 13…, apo do të “shpërblehen” me “koncertin e Vjenës”, në Tiranë.
Dhe si te ajo shprehja, “hedh një gur i marri në liqen dhe mblidhen gjithë të zgjuarit ta gjejnë”, gjithë ky “shqetësim” për (mos)shtatzëninë e Ajolës, e ka një fillesë…, vetë Erjon Veliajn.
Veliaj është shprehur së fundmi se së bashku me Ajolën kanë planifikuar të kenë një fëmijë, ndërsa më pas nëpër portale u shkrua se ajo është në muajin e pestë dhe se Veliaj kishte hequr nga rrjetet sociale një foto ku dukej barku u rrumbullakosur i bashkëshortes.
Por gazetarja e “Thumb” tha se ka kontaktuar me vetë Ajola Xoxën, e cila “e trembur” a thua se të mbetesh shtatzëne, është gjëja më e keqe, ka nxituar dhe ka përgënjeshtruar fort… edhe Erjonin, bashkëshortin e saj.

“Jo zemër nuk jam shtatzënë, është një gënjeshtër e madhe. E pashë lajmin por nuk thonë kështu. Marrin si bazë një intervistë të Erionit ku tha se e kemi në plan për 2017 që edhe ky plani i tij është dmth.
Dhe madje i kanë të gjitha infot gabim, ne sigurisht që nuk kemi 16 vite bashkë, se nuk jemi lidhur kur unë isha 15 vjeç dhe Erioni nuk ka hequr nga FB asnjë foto ku dukej gjasme ‘barku i rrumbullakosur’. Ka përfunduar gazetaria në nivele të frikshme sajesash”.
Me shprehjen “qe edhe ky plan i tij është dmth”, Ajola e ka nxjerre zbuluar bashkëshortin, pasi mesa duket ajo nuk është dakord për te pasur një fëmijë këto kohe, pavarësisht se Veliaj e ka thënë se dëshirë të të dyve në publik këtë gjë.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj para disa ditësh ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në “TV Klan”.
Ai, ndër të tjera foli edhe për jetën personale.
I pyetur se kur mund të bëhet baba, Veliaj tha se në vitin 2017, pra vitin e ardhshëm, do të ketë një përgjigje lidhur me këtë temë.











