Kapet një tjetër sasi lënde narkotike e llojit kanabis në portin e Durrësit.
Lënda narkotike mësohet se është gjetur në një karotrec.
Sasia e kapur e drogës është 200 kg
dhe mësohet se po transportohej drejt Italisë.
Policia po ushtron kontrolle të imtësishme, ndërsa ka shoqëruar drejtuesin e karotrecit, i cili po merret në pyetje.












