• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VOA zbardh vendimin e Venecias për ligjin e Vettingut

admin by admin
10 December, 2016
in Politika
0
VOA zbardh vendimin e Venecias për ligjin e Vettingut
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe se sipas tij, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin problem për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata kushtetuese e Shqipërisë në kërkesën e saj për të marrë një opinion rreth tekstit të miratuar nga parlamenti më 30 gusht të këtij viti.
Komisioni, sipas tekstit të siguruar nga Zëri i Amerikës prej burimeve nga Venecia, ka bërë një vlerësim pozitiv të ligjit, ndërsa ka analizuar në mënyrë të të detajuar pikëpyetjet e ngritura pas ankimimit të opozitës në Gjykatë, i cili u pasua nga vendimi i kësaj të fundit për pezullimin e Ligjit.
Kërkesa e Gjykatës Kushtetuese shqiptare drejtuar Venecias përmban një përmbledhje të argumenteve të opozitës si dhe katër pyetje specifike, për të cilat është kërkuar dhe mendimi i këtij organizmi. Komisioni i Venecias ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në procesin e ndryshimeve kushtetuese për Reformën e Drejtësisë, fillimisht me Mendimin Paraprak që ofroi në dhjetorin e 2015 mbi projekt ndryshimet kushtetuese, dhe më pas me Opinionin përfundimtar mbi tekstin e rishikuar mbi bazën e vërejtjeve të tij të mëparshme. Pjesa e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga elementët e rëndësishëm të ndryshimeve kushtetuese të miratuara në 21 korrik. Për të, Komisioni, edhe në përgjigjen ndaj Gjykatës Kushtetuese, rikujton se ky proces “nuk ishte vetëm i justifikuar por i nevojshëm për Shqipërinë për të mbrojtur veten e saj nga e keqja e korrupsionit”.
Në vlerësimin ndaj ligjit, Komisioni i përgjigjet në mënyrë të hollësishme secilës nga katër pyetjeve të ngritura nga Gjykata Kushtetuese shqiptare
PYETJA E PARE
Nisur nga fakti se të gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekte të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, a konsiderohet pjesëmarrja e tyre në shqyrtimin e kësaj çështje si një rast konflikti interesash?
VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS
“Në lidhje me çështjen e konfliktit të interesit dhe skualifikimin e mundshëm të gjyqtarëve kushtetues, Komisioni i Venecias nënvizon që të gjithë gjyqtarët kushtetues, sipas Kushtetutës dhe Ligjit të Vetingut, do të jenë objekt i Ligjit të Vetingut, i cili parashikon ri-vlerësimin e çdo gjyqtari në Shqipëri duke përfshirë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kështu konflikti i mundshëm i interesit mund të ndikojë pozicionin, jo vetëm të një ose disa gjyqtarëve kushtetues, por të gjithë gjyqtarët kushtetues që janë në detyrë në Gjykatën Kushtetuese. Për pasojë, skualikimi i gjyqtarëve kushtetues për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit do rezultonte në përjashtimin total të mundësisë së rishikimit gjyqësor të Ligjit të Vetingut në lidhje me përputhshmërinë e tij me Kushtetutën. Kjo do të minonte garancitë e siguruara nga një rishikim gjyqësor funksional i legjislacionit. Kjo situatë mund të konsiderohet nga Gjykata Kushtetuese si një ‘rrethanë e jashtëzakonshme’, që mund të kërkojë shmangien nga parimi i skualifikimit me qëllim që të parandalohet mosdhënia e drejtësisë”.
PYETJA E DYTE
A respekton ligji parimin themelor të shtetit të së drejtës dhe të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve? A vihet në rrezik pavarësia e pushtetit gjyqësor nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve që varen nga pushteti ekzekutiv?
VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS
“Sa i përket përfshirjes së organeve që pretendohet të jenë nën kontrollin e pushtetit ekzekutiv në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në lidhje me parimin e pavarësisë së gjyqësorit, analiza e tekstit të Ligjit të Rivlerësimit, tregon se, megjithë përfshirjen e organeve, si ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ose DSIK-ja, (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) në procesin e hetimit dhe kërkimit fillestar të provave, vlerësimi i çdo informacioni ose prove të mbledhur nga ato organe ekzekutive i takon Komisionit dhe Kolegjit të Ankimit, që të dyja kanë karakteristikat e organeve gjyqësore dhe kanë tagrin të verifikojnë vetë provat e mbledhura nga organet ekzekutive. Mbi këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin se sistemi i ngritur nga Ligji i Rivlerësimit, nuk duket se përbën ndërhyrje në tagret gjyqësore”.
PYETJA E TRETE
A është ligji në përputhje me nenin 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh me nenin 6 mohimi i të drejtës së gjyqtarëve dhe prokurorëve subjekte të ligjit të rivlerësimit për t`ju drejtuar gjykatave të brendshme?
VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS
 “Nëse mungesa e mundësisë për gjyqtarët dhe prokurorët që i nënshtrohen procesit të vetingut për të kundërshtuar vendimet e mara nga institucionet e rivlerësimit para gjykatave vendase, është në shkelje të Nenit 6 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias vlerëson që përgjigja për këtë pyetje varet nga kualifikimi i Kolegjit të Ankimeve në Kushtetutë dhe në Ligjin e rivlerësimit. Sipas Komisionit të Venecias, këto tekste ligjore ofrojnë elemente të mjaftueshëm për të nxjerrë përfundimin që Kolegji i Ankimit mund të konsiderohet si një juridiksion i specializuar që ofron garanci gjyqësore për personat e prekur nga procedura e rivlerësimit. Të drejtat dhe garancitë e përfshira në skemën legjislative dhe kushtetuese duken të gjera”.
PYETJA E KATERT
Dispozitat e ligjit për kontrollin e figurës të subjekteve të rivlerësimit a bien ndesh me nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut lidhur me respektimin e jetës private dhe familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve ?
VLERESIMI I KOMISIONIT TE VENECIAS
 “Sa i përket çështjes nëse dispozitat ligjore në lidhje me kontrollin e figurës janë në kundërshtim me Nenin 8 të Konventës të së Drejtave të Njeriut, duhet të merret në konsideratë fakti që kontrolli i figurës ka si qëllim të verifikojë deklaratat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që vlerësohen me qëllim përcaktimin nëse ata kanë patur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar. Si i tillë, ky është një qëllim legjitim duke patur parasysh paragrafin e dytë të Nenit 8 të KEDNJ-së (interesat e sigurisë kombëtare, siguria publike, parandalimi i mungesës së rendit ose krimit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve). Sipas Komisionit të Venecias, konsiderata thelbësore është që grupi i punës i cili ka rolin kryesor në vlerësimin e figurës dhe që përbëhet kryesisht nga personeli i sigurisë, funksionon nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve të rivlerësimit dhe që i gjithë materiali përkatës para grupit të punës duhet t’u ofrohet atyre. Komisioni i Venecias është i mendimit që ndërsa vlerësimi i figurës është natyrisht ndërhyrës, ai nuk mund të shihet si një ndërhyrje e pajustifikuar në jetën private ose familjare të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kundërshtim me Nenin 8 të KEDNJ-së”.
/Zëri i Amerikës

Previous Post

EMRI/Kapet heroinë në Kakavijë, një në pranga

Next Post

4 operacionet e dështuara për kapjen e Klement Balilit

admin

admin

Next Post
4 operacionet e dështuara për kapjen e Klement Balilit

4 operacionet e dështuara për kapjen e Klement Balilit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.