Burime mediatike lajmërojnë se Donald Trump ka zgjedhur biznesmenin Rex Tillerson si Sekretar Shteti. Lajmi bëhet i ditur nga NBC që i referohet burimeve të afërta me presidentin të NBC-së.
Rex Tillerson, 64 vjec është kreu i “ExonMobil” (kompani e famshme nafte) dhe gjithmonë është kritikuar për lidhjet e tij me Rusinë dhe Vladimir Putinin.
Zyrtarizimi i tij do të bëhet javën që vjen. Sipas mediave amerikane, Tillerson ka përmbyllur një kontratë energjie me Rusinë në vitin 2011 që vlente plot 500 miliardë dollarë.
Besohet se zëvëndësi i tij do të jetë ish ambasadori i SHBA në UN, John Bolton.
Në vitin 2012 ai u dekorua nga Moska me “Urdhrin e Miqësisë”, si një mik i ngushtë i Kremlinit. Ky emërim do të shtojë edhe më shumë zërat se Trump u ndihmua nga Moska për të fituar zgjedhjet në SHBA, sic shkruante Washington Post.
Aktualisht kompania e tij Exon Mobil është e përfshirë në embargon ndaj Rusisë që prej vitit 2014 kur Kremlini urdhëroi aneksimin e Krimesë, raporton Droni.al.












