Së paku 20 policë janë plagosur nga një shpërthim pranë një stadiumi futbolli në Stamboll, njoftoi ministri i brendshëm i Turqisë.
Suleyman Soylu tha se mendohet se një makinë bombë kishte shënjestruar policinë.

Ndërkaq ambulanca dhe policë janë parë të vrapojnë në vendin e ngjarjes, dhe pamjet televizive treguan një zjarr jashtë stadiumit.

Shpërthimi ndodhi dy orë pas një ndeshje futbolli në Beshiktash Arena ndërmjet Beshiktash dhe Bursaspor, dy prej skuadrave më të forta të Turqisë, transmeton Droni.al.
Media lokale raportoi se tifozët ishin shpërndarë ndërkohë që ndodhi shpërthimi. Bursaspor njoftoi në Twitter se asnjë nga grupet e tifozëve nuk ishte përfshirë në goditjen e shpërthimit dhe se nuk kishte të plagosur.
Ministri Soylu tha: “Ajo ishte një makinë bombë e vendosur në një zonë ku janë vendosur forcat speciale të policisë, menjëherë pas ndeshjes kur tifozët kishin lënë stadiumin.
“Ne nuk kemi asnjë informacion mbi numrin e të vdekurve. Shpresojmë se nuk do të ketë.”, ka përfunduar ministri.












