Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arrest për Klement Balilin, i ashtuquajturi si “Eskobari i Ballkanit”. Urdhër-arresti i është dhënë Policisë së Shtetit për ekzekutim.
Mbi Balilin rëndojnë disa akuza e trafikut ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.
Balili akuzohet për trafik droge në Itali, Greqi dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.











