Në foto “Leponex” – pa bar code, ilaçi për të sëmurët mendorë, siç shitet në farmacitë tona
Zyrtarja e lartë e PD, Grida Duma ka replikuar sot me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me ilaçet e skaduara.
Komenti:
Ndërsa nisi epopenë e premtimeve në shëndetësi për listën e barnave, komentuesit i shkruanin:”Mjaft se s’ke çfarë ilaçesh të japësh se dhe ato që jep janë të skaduara”, Rama përgjigjet: “Mos dëgjoni përrallat e Shqupit, këto janë përralla.
…Janë me qindra shembujt për ilaçet, nuk ka nevojë të jesh mjek, mjafton të kesh të sëmurë e të rrëfejnë;
Leponex është një ilaç që përdoret për sëmundjet mendore, e madje individët që kanë nevojë për të nëse është i skaduar mund të shkaktojnë edhe tragjedi, krime sociale.
Të afërmit e përdoruesve i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe i kanë thënë që këtë ilaç farmacitë tona e kanë edhe pa “bar code”, (ndërsa bar code i cili çertifikon produktin është në çdo konfeksion patatinash në supermarket). Asnjë përgjigje nga Ministria, askush nuk ka pranuar t’i presë e t’i ballafaqojë! Ky lloj ilaçi është e pamundur të blihet jashtë vendit sepse kërkohet receta e mjekut që e njeh farmacisti jashtë Shqipërisë. E të sëmurët tonë e marrin të skaduar gjë që në këtë rast provohet që në etiketë nga mungesa e elementit të çertifikimit.
Amoxicilina, antibiotiku i parë në listën e ilaçeve, nuk bën asnjë efekt, por as ka mundësi të marrësh një tjetër nga lista se ligji e do që pasi të provohet se nuk jep efekt mund të merret i dyti! Pasi magazinat e ilaçeve të skaduara të kalojnë në trupat e fëmijve, e të provohen që s’bëjnë efekt mund të nisim me të dytat më pak të skaduara. Madje edhe një ilaç i skaduar si Amoxicilina mund të merret vetëm pas katër ditësh kur vjen vërtetimi nga antibiograma.
Enalapril dhe Atenolol, e gjithë mosha e tretë që vuan me tension është e detyruar ti marrë, askush nuk i merr më, asnjë efekt nuk bëjnë, kush e provon të njëjtin ilaç të blerë në itali, Gjermani, e kudo në perëndim kupton që ska pasur kurrë mjekim me ato që merrte në Shqipëri.
Risi e skandalit është se së fundmi është hequr plotësisht
vitamina D që është e domosdoshme për profilaksinë ndaj raketizmit, pra fëmijët që lindin raketikë nuk munden më të kenë as mjekim vitaminoz nga lista e rimbursimeve. Mjaft të shikohet lista e 2015 dhe lista e 2017 dhe duket qartë që mungon.
Bëje Zot ëndërr a përrallë, por është realitet!












