Organi i akuzës, ka bërë të ditur sot, se do të ankimojë lirimin e të njohurit si ish-kapo i ish-bandës së Durrësit.
Burime nga Prokuroria, bënë të ditur se do të ankimojnë në Gjykatën e Lartë, vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, e cila i dha lirinë Lulzim Berishës.
Reagimi i Prokurorisë erdhi pas reagimit të ashpër, sot, të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Një vendim i tillë, sipas ambasadorit amerikan, përveç se është i papranueshëm, njëherësh është tregues i funksionimit në mënyrë të korruptuar nga ana e gjykatave.












