Një shqiptar u përfshi në një ngjarje kriminale ne Vjenë duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Qytetari shqiptar ka kryer vrasjen me thikë ndërsa viktima është një polak 34 vjecar. Një tjetër polak 37 vjec që mbeti i plagosur u dërgua në spital.
Policia është vënë në ndjekje të shqiptarit të dyshuar për vrasjen ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij krimi. Ngjarja ndodhi në një lokal pas një sherri mes viktimës dhe autorit.












