Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka dhënë përgjigjen e saj për nje media greke që e sulmoi pak ditë më parë duke i kujtuar kohën kur ajo jetonte në Greqi.
Sipas Militaire.gr, ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë ka punuar si balerinë nate në Greqi kur ka qenë vajzë e re.

Kodheli ka zgjedhur një thënie të ish-Kryeministres së Britanisë së Madhe, Margaret Theçer për përgjigjen e saj.
“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik.”
“Militaire.gr” jepte edhe detaje duke përmenduar edhe rrugën ku ka debutuar. “Para 25 vitesh, ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue. “Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.
Akuza nga mediat greke erdhi pas përplasjes në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes të Greqisë dhe Shqipëris, ku Kodheli në reagimin e saj tha se ka ikur koha “satrapëve”.











