Një gomone me rreth 761 kg drogë kanabis të paketuar është kapur në det nga policia italiane në afërsi të lecës edhe pas një bashkëpunimi me policinë shqiptare.
Policia arrestoi një shtetas shqiptar me iniciale E.M. 29 vjeç, nga Vlora, si dhe një shtetas italian.

Duke dhënë detaje mbi operacionin, policia sqaron se “Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit neper mjet Zyres Interforce dhe Nuklit detar ne Durres te Guardia di Finanza, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Lecce iu deshën rreth 3 orë për ta interceptuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike, i cili u kap 10 milje afer Sant Andreas në Lecce”.

Mjeti lundrues gomone ishte rreth 8 metra i gjatë i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim.
Nga ana e policisë vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave te tjere të përfshirë.













