Një grua mbeti e vdekur sot pasi u godit nga një makinë që drejtohej nga një 20 vjecar.
Sikurse njofton policia, në vendin e quajtur ish postblloku në Kuçovë, shtetasi Igli Çobo 20 vjeç, banues në Urë Vajgurore, duke drejtuar automjetin me targa AA576JS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen P.B 64 vjeçe banuese në Kuçovë, e cila ka ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia e cila po punon për shkaqet e aksidentit.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar pranë ambjenteve të komisariatit të Policisë Kuçovë për veprime të mëtejshme.












