Në kuadër të masave për festat e fundvitit, për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër në qytetin e Durrësit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
OSHEE bënë me dije se do të kryhen punime në disa kabina në qytetin bregdetar, ndaj për rrjedhojë nga ora 06.00 – 08.00 të mëngjesit do të ketë mungesë të energjisë elektrike.
Përkatësisht zonat pa energji elektrike do të jenë lagjet 1 dhe 11, përkatësisht një pjesë e Brrylit të Vollga dhe nga Posta deri të Varrezat e Dëshmorëve.











