Një i vdekur është gjendur mëngjesin e sotëm në zonën e Brrylit në kryeqytet. Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët poshtë urës së Lanës.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 06:35 në afërsi të një banke të nivelit të dytë.
Viktima i identifikuar si Hekuran Zeqo, 71 vjeç, e kishte fytin e prerë.
Megjithatë dyshohet për vetëvrasje, pasi deri më tani nuk mendohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një përleshjeje.
Policia raporton se viktimës iu gjet në dorë një thikë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.












