Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve të vrarë dje në Korcë nga babai është kthyer nga Greqia dhe pasi është drejtuar për në kufi , është shoqëruar nga policia për në komisariat. Në dëshminë e saj dhënë për policinë Marsela ka treguar se mes ciftit ka patur grindje kohët e fundit .
“Na gjej për të ngrënë, bëj ca të duash, ai më thoshte ke fëmijë për të ushqyer” rrëfen Marsela Toshi për policinë.
Ajo tregon se kishte ardhur në Korcë për të marrë fëmijët dhe se kishte ikur në Greqi për të punuar e më pas të merrte gjithë familjen. “Jemi zënë” thotë Marsela por ai nuk ka ushtruar dhunë ndaj meje atë ditë.












