Ambasadori i SHBA, në vendin tonë Donald Lu ka deklaruar se duhet të presim që politikanë të korruptuar nga e majta dhe e djathta të dalin përpara drejtësisë. Në simpoziumin antikorrupsion, Lu tha se politikanët e korruptuar kanë frikë nga reforma në drejtësi.
Lu: Duhet të prisni që politikanë të lartë të korruptuar nga e djathta dhe e majta do të përballen me drejtësinë. Duhet të prisni që kontrabandistë droge, krerë të krimit të organizuar dhe krerë të gjykatës të korruptuar të jenë të frikësuar.
Shohim prova se këta persona janë të friksuar dhe po përpiqen të luftojnë kundër kësaj lufte. Për shkak të frikës ata po sajojnë histori dhe thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata ka dërguar tashmë një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte propzuar.
Të gjithë partitë politike e kanë vënë besimin në gjykimin e Komisionit të Venecias. Jemi në pritje opinionit të tij, i cili do të ndihmojë në udhëzimin e Shqipërisë për zbatimin e reformës në drejtësi.












