Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës, kur policia gjeti në një banesë në lagjen nr. 4 të këtij qyteti 3 anëtarë të një familje të vdekur. Për arsye që ende nuk dihen një baba i ka dhënë fund në mënyrë çnjerëzore jetës së sy fëmijëve të tij, duke i varur ata, dhe më pas ka varur edhe veten.
Ka qenë polica ajo që i ka gjetur të tre trupat, atë të babait, i identifikuar si Naum Toshi 41 vjeç si dhe të dy djemve, njëri 4 vjeç dhe tjetri 6, brenda banesës ku jetonin.
Blutë e qytetit juglindor kanë nisur menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjare të rëndë.
Mësohet se burri dhe fëmijët ishin braktisur nga bashkëshortja dhe nëna e tyre.












