Kryeministri i Zelandës së Re John Key ka deklaruar se do të japë dorëheqjen pas 8 vitesh nga ky post.
“Është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Mund të them se kam bërë gjithçka që kam mundur “ , është shprehur Key.
Njoftimin ai e bëri gjatë konferencës javore për media, ku deklaroi se deri më 12 dhjetor dorëheqja e tij do të bëhej zyrtare.
Bill Englisht mund të jetë kryeministri i përkohshëm i Zelandës së Re deri në momentin që Partia Kombëtare të mbledhë grupin drejtues për të zgjedhur pasuesin e John Key.
Kryeministri Key i cili është pjesë e Partisë Kombëtare, njihet si një nga liderat më popullorë në Zelandën e Re.












