Foto Ilustruese
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë inspektor Ramazan Durishtin me detyrë, trup shërbimi operacional pranë Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Arrestimi i efektivët të policisë është bërë mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22.30 për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/2 të Kodit Penal.
Arrestimi i tij erdhi pas rreth orës 16:40 të ditës së djeshme duke drejtuar automjetin me targa TR 6897 P në rrugën “Bulevardi Blu” në Kamëz, inspektor Ramazan Durishti ka aksidentuar këmbësoren N. T., 58 vjeçe.
Për pasojë e dëmtuara ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin intesiv të mjekëve.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.











