Motra e babait që vrau dy fëmijët tregon se gruaja e Naimit, e larguar që nga data 17 nëntor nga shtëpia, kishte qenë dje në shtëpi dhe pastaj kishte ikur përsëri. Sipas saj, gruaja kishte ikur me një burrë tjetër. Mësohet se Naimi kishte qenë në emigracion më parë.
Fqinjët e Naim Toshit, sipas mediave, kanë rrëfyer se Naimi ishte njeri serioz dhe punëtor. Ata thanë se kishin dëgjuar të bërtiturat e fëmijëve, por nuk kishin menduar se atyre po u merrej jeta.
Mësohet se çifti kishin rreth 6 vite të martuar dhe djali i madh ishte nga një lidhje e mëparshme e gruas.
Pak kohë më parë gruaja ishte larguar për arsye që ende pritet të sqarohen dhe i kishte lënë të dy fëmijët bashkëshortit në banesë.
Krimi ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që trupat janë gjetur mëngjesin e sotëm. Ka dyshimet se fëmijët mund edhe të jenë mbytur, por për saktësimet e nevojshme pritet përgjigja e ekspertizës.












