Të tjera të dhëna tronditëse vijnë nga ngjarja e Korcës ku një baba vrau dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas veten. Mësohet nga fqinjët se fëmijët janë mbytur në gjumë dhe më pas babai ka varur veten.
Bëhet me dije se burri i kishte thënë bashkëshortes se ai do të bënte dicka të rëndë së shpejti kur ajo po largohej nga banesa.
Edhe fqinjët konfirmojnë se gruaja kishte ardhur për të marrë fëmijët dhe se punonte në një lokal nate.












