Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu në një status në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjet e rënda që kanë ndodhur ditët e fundit, i drejtohet ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, me disa pyetje.
Zoti Minister i Drejtesise,
Një grua është flakur dje nga nga ballkoni i shtëpise si placka më e pavlefshme, nga një Burre-Shtaza i radhës.
Mediat thonë sot se viktima ka patur një Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve të mëparshme për ushtrim dhune ndaj saj.
Urdhri i mbrojtjes kur një grua e dhunuar kërkon ndihmë, e detyron kriminelin burrë që pavarësisht nga soji i hallit që paraqet si shkak për shtazërinë:
-të largohet nga banesa
-të mos i afrohet bashkëshortes dhe femijëve
-të ruajë distancën nga shtepia ku ajo jeton bashkë me femijet apo nga vendi i punës dhe shkollës së femijeve etj etj.
Une jam e qartë se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kundër një kërcënimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizëm i qartë, i pastër, i cmendur në vend të jetë po aq e egër sa egërsia e Shtazëve, po rrezikon të mbetet vetëm tek keqardhja njerëzore.
Por ky rast po më tmerron nga ky detaj: Urdhri i Mbrojtjes!
Zoti Ministër,
Kush është ai Gjyqtar që paska lëshuar një Urdhër Mbrojtje që e le burrin që gruaja e padit për dhunë, të jetoje në një shtëpi me të derisa ta hedhë nga ballkoni????
Nëse kjo është tërësisht e vertetë, padinë për këtë Gjyqtar, do ta bëj vetë!











