Tre gra janë qëlluar për vdekje jashtë një restoranti në qytetin e vogël finlandez Imatra që ndodhet pranë kufirit me Rusinë.
Tre viktimat janë identifikuar; dy prej tyre janë gazetare kurse gruaja e tretë është kryetare e Bashkisë së qytetit.
Policia finlandeze ka konfirmuar gjithashtu se një 23-vjeçar është arrestuar, i dyshuar si autor i sulmit.
Tre gratë u qëlluan në kokë dhe në gjoks sapo dolën nga një restorant. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta. Autoritetet ndërkohë po marrin në pyetje 23-vjeçarin e arrestuar.











