Ministri i Drejtësisë Manjani reagoi pas ngjarjes në Fier ku një grua 43 vjecare u vra nga bashkëshorti i saj duke u hedhur nga ballkoni. “Të përfshihet në hetim lëshimi i urdhrave të mbrojtjes. Të mbyllet shtegu i shtazëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë mbrojtje për shtazës” tha Manjani.
Ai deklaroi se do të celë nesër një proces hetimor administrativ dhe thekson se është ngjarje e rëndë , kalon kufinjtë e njerëzores e që vrasësi meriton një ndëshkim mbinjerëzor.











