Një 21-vjeçar shqiptar është rrahur dhe fyer nga një person ende i paidentifikuar në Berlin të Gjermanisë. Sipas ‘berliner-kurier.de’ si fillim agresori e kishte fyer shqiptarin me shprehje ksenofobie, e më pas e kishte rrahur. Po këto burime theksojnë se autori ka qenë i dehur në momentin kur ka sulmuar të riun, identiteti i të cilit nuk dihet.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në një autobus të linjës në kryeqytetin gjerman e shkak mendohet të jetë urrejtja rracore.Pas ngjarjes autori është larguar nga vendngjarja dhe policia është vënë në ndjekje të tij.












