Në përfundim të mbledhjes së Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së, kreu i kësaj partia, Ilir Meta ka përshëndetur delegatët.
Në një moment, kur entuziazmi në sallë u shtua, duke mos e lejuar kreun e LSI-së, të vijonte përshëndetjen e tij, pas thirrjeve të përsëritura për të pushuar, Ilir Meta zgjodhi të ngrejë një “dolli: me një gotë uji, duke uruar delegatët “Gëzuar!”.
Në fjalën e tij, Meta theksoi midis të tjerave se duhet të punohet më shumë për një Shqipëri evropiane dhe se Konventa kontribuoi për këtë.
Ai tha se prioritet duhet të mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, duke investuar siç theksoi jo vetëm nga pikëpamja mediatike në sektorë të caktuar por financiarisht.












