• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & LISTA E PRONAVE/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të patundshme të trafikantit të heroinës

admin by admin
4 December, 2016
in Kronika
0
EMRI & LISTA E PRONAVE/ Konfiskohen 3 milionë euro pasuri të patundshme të trafikantit të heroinës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda kë vendosur konfiskimin e pasurive në Tiranë e Durrës,  me vlerë 3 milionë euro, të një të akuzuari për trafik droge.
Pasuria në vlerën e 3 milionë eurove, e cila kalon në pronësi të shtetit, iu konfiskua Fatmir  Muçajt, 36-vjeçarit me banim në Tiranë i dënuar në Zvicër për trafik heroine.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, Fatmir Mucaj, ka qenë nën hetim dhe i dënuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje me dhunë”, në vitin 1997 në Zvicër.
Të njëjta burime saktësojnë se Muçaj rezulton se është pronari i një sipërfaqeje tokë prej 19 995 m2 e ndarë në disa parcela në disa zona kadestrale, si në Zonën e liqenit artificial, në Sauk, në Gjirin e Lalëzit, Marikaj etj, si dhe tre lokale në zonën e Ish bllokut dhe në Yzberisht Tiranë.
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se këto pasuri dyshohet se janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, në Zvicër, ku i përfshirë ishte shtetasi Fatmir Muçaj.
Më herët, ishte vendosur sekuestro për këto pasuri.

Pronat e blera nga i dënuari për trafik droge

– Në Sauk, sipërfaqe toke prej 96 m2,
– Në Sauk sipërfaqe toke prej 355 m2.
– Në Sauk sipërfaqe toke prej 13 000 m2.
– Në Tiranë të Re apartament me sipërfaqe 130 m2, i kthyer në lokal
– Tek 21 dhjetori apartament me sipërfaqe 82 m2,
– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 710 m2,
– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1800 m2 .
– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1231 m
– Në Marikaj, sipërfaqe toke prej 260 m2.
– Tek Gjiri i Lalzit, sipërfaqe toke prej 745 m2,
– Tek Gjiri i Lalzit, sipërfaqe toke prej 1515 m2,
– Në Yzberisht, lokal me sipërfaqe 61 m2,
– Në Yzberisht lokal me sipërfaqe 79.8 m2.

Njoftimi i plotë i Prokuroisë së Krimeve të Rënda

Prokuroria për Krime të Rënda konfiskon 3 milionë euro pasuri të paluajtshme

Disa pasuri të paluajtshme në Tiranë e Durrës, në vlerë mbi 3 milion euro, u konfiskuan dhe kalojnë në favor të shtetit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda provoi para gjykatës se shtetasi Fatmir Muçaj i kishte siguruar këto prona nga të ardhurat e aktivitetit të tij kriminal në Zvicër.
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë në llogari të shtetit, pasuritë e paluajtshme në emër të Fatmir Muçaj dhe familjarëve të tij të ngushtë, si më poshtë:

a. 4 parcela “tokë arë” në Sauk, Tiranë, me sip.totale 14.600 m2
b. 2 parcela “tokë arë” në Gjirin e Lalëzit, Durrës, me sip.totale 2250 m2
c. 4 parcela “tokë arë” në Marikaj, Durrës, me sip.totale 4000 m2
d. 2 apartamente në Tiranë, (në zonën e ish-“21 Dhjetorit” dhe rr.Muhamet Gjollesha”), me sip.totale 165 m2
e. 2 dyqane në zonën e Yzberishtit, Tiranë, me sip.totale 140 m2

Hetimi për këtë rast është zhvilluar fillimisht nga Prokuroria e Tiranës, pas referimit të materialit nga ana e Drejtoria e Policisë, në vitin 2015. Pas veprimeve paraprake të kryera nga ana e Prokurorisë së Tiranës, çështja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është kompetente për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.
Në bazë të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Fatmir Muçaj dhe familjarët e tij, Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai kanë në pronësi të tyre prona të paluajtshme, të cilat nuk i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.
Gjatë gjykimit, Prokuroria ka argumentuar se pasuritë e paluajtshme janë krijuar nga burime financare të paligjshme, të krijuara nga Fatmir Muçaj, gjatë aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve në mesin e viteve ’90.
Sipas hetimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi Fatmir Mucaj, lindur ne Berat dhe banues në Tirane është marrë me trafik të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe për këtë aktivitet ai është proceduar nga autoritetet gjyqësore zviceriane.
Gjatë këtij gjykimi, shtetasi Muçaj pretendoi se të ardhurat e tij ishin të ligjshme. Sipas tij, ai ka jetuar si emigrant në Greqi, ku ka pësuar një incident në sy, për të cilin është kompensuar me 30 milionë dhrami. Sipas tij, ky dëmshpërblim mjekësor ka shërbyer si bazë fillestare financiare për krijimin e pasurive të paluajtshme ndër vite. Gjithashti, ai ka pretenduar se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar në prona të paluajtshme.
Por, nga hetimi rezultoi se Fatmir Muçaj nuk posedonte dokumentacionin për të vërtetëtuar pretendimet e tij.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të tij dhe të familjarëve të tij, në zbatim të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi që pronat e paluajtshme të sipërcituara, të regjistruara në emër të familjarëve Muçaj, të kalojnë në favor të shtetit.

Previous Post

MOTI/ Parashikimi, rikthehet dëbora në zonat malore

Next Post

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit

admin

admin

Next Post
Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit

Presidenti Nishani shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Andrea Stefanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.