Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së mbylli punimet e saj dyditore. Në përfundim të procesit të votimit elektronik, si edhe të numërimit elektronik, Konventa zgjodhi strukturat e reja drejtuese të LSI-së.
Duke folur gjatë konferencës pwr shtyp, Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, teksa shpalli rezultatet e votimit, falënderoi të gjithë ata që punuan për organizimin e kësaj konvente dhe mbarëvajtjen e procesit shembullor të votimit.
Gjosha bëri me dije se mbi 2286 delegatë kanë votuar për Komitetin Drejtues Kombëtar si dhe për përzgjedhjen e instancave më të larta drejtuese të LSI-së.
Sipas rezultateve, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së u zgjodh Endrit Braimllari me 1513 vota kundrejt 773 votave të fituara nga kandidati tjetër Dritan Ylli.
Zëvendëskryetar u zgjodh Petrit Vasili me 2189 vota.
Nënkryetarë u zgjodhën Luan Rama me 2029 vota dhe Kejdi Mehmetaj me 1499 vota, e cila garonte përballë deputetes Silva Caka. Kjo e fundit mori 787 vota në këtë proces.
Lista me anëtarët e zgjedhur të Komitetit të ri Drejtues Kombëtar të LSI-së do të bëhet publike në vazhdim.
Pas shpalljes së rezultatit, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, bëri një përshëndetje, duke uruar të gjithë garuesit.
Meta në fjalën e tij e vuri theksin te transparenca e procesit të zgjedhjeve brenda LSI-së duke i cilësuar atë si të jashtëzakonshme.
Kryetari i LSI-së shprehu falënderimet e tij për strukturat e reja drejtuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke falënderuar gjithashtu edhe kandidatët e tjerë që ishin në garë.
Në mbyllje të fjalës së tij, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi nga drejtuesit e rinj, që të vijojnë procesin e krijimit të forumeve të tjera të partisë.
Drejtuesit e rinj të LSI-së
–
Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së u zgjodh
Endrit Braimllari me 1513 vota kundrejt 773 votave të fituara nga kandidati tjetër Dritan Ylli.
–
Zëvendëskryetar u zgjodh
Petrit Vasili me 2189 vota.
–
Nënkryetarë u zgjodhën
Luan Rama me 2029 vota dhe
Kejdi Mehmetaj me 1499 vota, e cila garonte përballë deputetes Silva Caka. Kjo e fundit mori 787 vota në këtë proces.











