“Erdhe si shpëtimtar e po ikën si varrmihës i ëndrrës, shpresës dhe besimit të shqiptareve”.
Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani për videon e përjavshme të Edi Ramës, që ai e quan monolog.
Duke i renditur tenderat, koncesionet e udhëtimet “turistike” jashtë vendit, Ristani ironizon, ndërsa thotë “se ndoshta do të doje më shumë”.
Më tej ai kujton gjendjen e rëndë ekonomike, fluksin e largimeve jashtë vendit, apo edhe burgosjen për faturat e papaguara të energjisë, ndërsa shprehet se “këto duhet ët rëndonin në ndërgjegjen tënde”.
Deklarata e plotë e Arben Ristanit
Pas monologut te perjavshem te Rames dua ti them se:
Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve.
Te kuptoj qe s’je i kenaqur nga vetja, por kush ta fal qe e ke zhytur Shqiperine ne mjerim, krim, droge dhe korrupsion.
Te kuptoj qe s’je i kenaqur nga vetja se ndoshta do kishe dashur te hapje me shume ekspozita, te promovoje me shume libra, te shihje me shume ndeshje te NBA, apo inspektoje stadiumet me te famshme te Europes.
Ndoshta do kishe dashur me shume perfitime nga tenderat dhe koncesionet. Ne fund te fundit ky ishte dhe qellimi i qeverisjes tende.
Rendjen pas qejfeve te tua e paguan shtrenjte qytetaret. Taksat u rriten, cmimi i energjise dhe naftes po ashtu, varferia dhe papunesia pllakosen kudo.
Sot duhet te rendonin ne ndergjegjen tende vetvrasjet per faturen e energjise, familjet e pashpresa qe enden neper kampet e refugjateve ne Gjermani, Holande etj, mijera bizneset e mbyllura nga arroganca dhe arbitrariteti i “shtetit” tend.
Duhet te rendonin ne ndergjegjen tende ata femijet e mitur dhe prinderit e tyre qe trajtohen si skllever ne arat e kanabisit, vdekjet nga shendetesia e munguar e sorollatjet e te semureve pa gjetur zgjidhje.
Sado te perpiqesh me propagande e gjithfare marifeti, nuk do arrish te manipulosh te verteten.
S’je asgje tjeter vecse si ai vrasesi gjakftohte dhe me paramendim, qe ben si i penduar, por qe ne fakt, njesoj do te vepronte sa here ti jepej mundesia.
Erdhe si shpetimtar e po iken si varrmihes i endrres, shpreses dhe besimit te shqiptareve.












