Drogë dhe lodra seksi janë gjetur në banesën e një mjeku italian, i cili u gjet i vdekur në Palermo.
Mediat italianë raportojnë se anestezisti 41-vjeçar kishte kaluar natën me një vajzë 23-vjeçare.
Hetuesit dhe prokurorët po punojnë për të konstatuar arsyet e vdekjes së mjekut, të cilit i sekuestruan doza kokaine, heroine dhe marijuane.
Trupi i mjekut është marrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Spitalit të Përgjithshëm.
Hetuesit thonë se autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes, nëse ishte një vdekje natyrale apo ka ardhur nga përdorimi i drogës dhe praktikat ekstreme seksuale.












