• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR LESKAJ/ “Teoria e kapjes” dhe realiteti shqiptar

admin by admin
4 December, 2016
in Ekonomia
0
BUJAR LESKAJ/ “Teoria e kapjes” dhe realiteti shqiptar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
bujar leskaj, vogel

Bujar Leskaj

Që prej vitit 1776, kohë kur ekonomisti Adam Smith botoi librin e parë të ekonomiksit modern, “Një analizë për natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve”, shkurtimisht i njohur si “Pasuria e kombeve”, ekonomia në vendet që kanë ndjekur këtë qasje smithiane të tregut të lirë,ka pësuar ndryshime rrënjësore në drejtim të rritjeje së sasisë së prodhimit dhe zgjerimit të produkteve që ofron. Kriza e mbiprodhimit e vitit 1929 ishte pasojë e këtij zhvillimi të tregjeve të lira dhe të pambikëqyrura.
Ndërhyrja vendimtare e shtetit për zgjidhjen e kësaj krize ngacmoi mendimin ekonomik, duke nxitur një rishikim të filozofisë së tregut të lirë të Adam Smith-it. Roli i shtetit në mjedisin ekonomik duhej riparë. Teoritë e rregullimit që nxitën idetë e ekonomistit John Maynard Keynes (Kejns) pas vitit 1930, e evoluuan së tepërmi mendimin ekonomik dhe prodhuan ligje dhe institucione rregullative në vendet me ekonomi tregu. Qëllimi i krijimit dhe roli i këtyre institucioneve ishte të korrigjonte ato “efekte anësore” të zhvillimit, të cilat tregu i lirë nuk mund t’i korrigjonte vetë. Roli i shtetit në ekonomi mori një tjetër dimension; nga një arbitër tregu, shteti mori në dorë drejtimin e disa tregjeve, duke i rregulluar më shumë ato si dhe duke vendosur institucione publike, shpesh të pavarura, për mbikëqyrjen e tyre.
Kontrolli dhe kufizimi mbi hyrjet dhe daljet nga tregjet specifike (strategjike) u shtua. Kufizimet në tregje u shtuan ndjeshëm. Institucionet publike, në kuadër të rregullimit dhe mbikëqyrjes, filluan të përcaktonin limite jo vetëm lidhur me llojin dhe sasitë e produkteve që lejoheshin të tregtoheshin, por edhe nivele tavan dhe dysheme të çmimeve. Ndërthurja e politikave ekonomike me politikat e partive dhe grupeve populiste e rriti burokracinë, duke e bërë më të vështirë kontrollin publik të funksionarëve të institucioneve shtetërore që merreshin drejtpërsëdrejti me rregullimin e tregut.
Nën frymën e teorive kejnsianiste, institucionet publike i dhanë të drejtë vetes për të ndikuar në shumë elementë të funksionimit të tregjeve të mallrave, shërbimeve dhe të atyre financiare. Tezat populiste “për politikanë dhe institucione në shërbim të popullit/ publikut apo komunitetit”, më së shumti kanë zëvendësuar njëra-tjetrën, pa shkaktuar ndonjë ndryshim të dukshëm në punën e institucioneve shtetërore. Së paku, perceptimi publik lidhur me atë se “Kujt i shërbejnë institucionet shtetërore?” tashmë është më se i qartë: Institucionet i shërbejnë atyre që i drejtojnë dhe këta të fundit u shërbejnë kompanive, të cilat duhet të rregullojnë dhe mbikëqyrin.
Në kushtet e një mjedisi të tillë, situatë në të cilën rregullimi po pengonte zhvillimin e tregjeve, lindi në vitin 1971 “Teoria e kapjes” e ekonomistit neoklasik George Stigler, fitues i Çmimit “Nobel” pikërisht për këtë teori. Qëllimi i rregullimit për të kufizuar tregjet dhe industritë në funksion të së mirës publike ishte tashmë i kompromentuar. Siç dhe Stigler nënvizon “…një normë ose rregull krijohet nga industria dhe hartohet e zbatohen kryesisht për përfitimin e saj…”. E thënë më thjeshtë, rregullat u shërbejnë më së shumti industrive, të cilat rregullojnë për interesat e tyre, se sa interesit publik.

Teoritë e rregullimit
Në të vërtetë, qëndrimet e Stigler nëpërmjet “Teorisë së kapjes” nuk janë të vetmet. Teoricienë të ndryshëm kanë prodhuar kohë pas kohe teori, të cilat kanë mbledhur perceptimet e tyre lidhur me qëndrimin që duhet të kenë apo kanë institucionet publike rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregjeve. Një grup qëndrimesh të mëhershme kanë dhënë argumente në lidhje me atë që duhet të jenë dhe përfaqësojnë institucionet rregullatore dhe mbikëqyrëse në një ekonomi.
Sipas këtyre qëndrimeve, të grupuar në të ashtuquajturën “Teoritë e interesit publik”, është pikërisht interesi publik ai i cili duhet të mbizotërojë në punën e këtyre institucioneve. Rregullatorët dhe mbikëqyrësit duhet të synojnë maksimizimin e mirëqenies së shoqërisë në tërësi. Baza logjike e këtij qëndrimi është argumenti se drejtuesit e këtyre institucioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse, në thelb, janë zyrtarë të zgjedhur nga publiku dhe si të tillë, do të ndërtojnë politika, të cilat synojnë të mbrojnë interesin publik. Në kontekstin e kësaj teorie, interesi i vetë rregullatorëve nuk duhet të ndikojë në politikat e rregullimit të tregjeve.
Institucionet publike duhet të hartojnë studime të kujdesshme mbi alternativat e mundshme, sipas të cilave mund të ndërtohen politikat e rregullimit dhe pasojat e këtyre alternativave në mirëqenien e publikut. Vetëm pas një studimi të tillë duhet të merret vendimi për zbatimin e atyre politikave, të cilat maksimizojnë mirëqenien publike. Siç dhe mund të kuptohet, përfundimet dhe këshillat e “Teorive të interesit publik” janë ajo që duhet të synojnë të jenë në të vërtetë institucionet rregullatore. Përkundër kësaj, në praktikë ndodh që realiteti të jetë krejt i kundërt.
Sipas Stigler, në praktikë “ekzistojnë rregullime, efektet neto të të cilave mbi industrinë e rregulluar janë të rënda”. Për këtë arsye, kompanitë lobuese brenda industrive kanë investuar energji dhe kapital në drejtim të lobimit të drejtuesve të institucioneve rregullatore. Sipas Stigler, drejtuesit aktualë të institucioneve rregulluese e dinë që mandati i tyre ka një limit dhe në fund mund të punojnë për kompanitë, të cilat aktualisht po rregullojnë. Si rrjedhojë, gjëja e fundit që ata do të bënin do të ishte një rregullim i rreptë i këtyre kompanive, si pasojë e së cilës do të mund të mbeteshin pa punë pasi t’u mbaronte mandati. Lobimi i kompanive mbi drejtuesit aktualë dhe të ardhshëm të institucioneve rregullatore dhe mbikëqyrëse të tregjeve mund të bëjë që shoqëria në tërësi të mos përfitojë nga rregullimi. Ata që në të vërtetë përfitojnë janë ata të cilët rregullohen (kompanitë); ata që humbasin zakonisht janë konsumatorët e shërbimeve të tyre.

Shqipëria në kontekstin “Teorisë së kapjes”
Realiteti që përshkruan dhe studion Stigler në lidhje me kapjen e institucioneve publike rregullatore ka ekzistuar dhe shfaqet edhe sot në vendet me një ekonomi të zhvilluar tregu dhe sistem politik të konsoliduar,si SHBA dhe vendet e Europës Perëndimore. Kanë qenë pikërisht këto vende që nobelisti Stigler dhe pasuesit e teorisë së tij kanë marrë në studim për zhvillimin e “Teorisë së Kapjes”. Në këtë kontekst, as Shqipëria apo vendet e tjera të Europës Juglindore e Lindore nuk bëjnë përjashtim. Shqipëria aktualisht është një vend me tregje në zhvillim e sipër, me një sistem ligjor dhe struktura të drejtësisë në një proces të reformimit të vazhduar.
Logjikisht, në një terren të tillë, mundësitë për shfaqjen e fenomeneve të “Teorisë së Kapjes”, të identifikuara hollësisht nga Stigler, mund të jenë më të mëdha se sa në vendet që ka marrë për bazë ky studiues në ngritjen e teorisë së tij. Në këtë situatë, njohja e formave të ndryshme të shfaqjes së këtyre fenomeneve është një hap i parë i domosdoshëm për të kërkuar më tej minimizimin e tyre. Dëshmitë panumërta na tregojnë se, edhe në demokracitë e pjekura me nivele të larta të transparencës dhe lirisë së medias, me mjedise dhe institucione rregullatore më të gjera dhe komplekse, agjencitë shtetërore janë të lidhura me nivele të larta të korrupsionit (duke përfshirë edhe deformimin rregullator të studiuar nga “Teoria e Kapjes” e Stiglerit).
E kaluara tejet problematike e mbarëvajtjes së koncesioneve të dhëna në shumë degë kyçe të ekonomisë dhe shërbimeve në Shqipëri, si në atë të hidrokarbureve, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike etj., na mëson se duhet të analizojmë me shumë kujdes riskun e lartë të mosrespektimit të interesit publik në koncesionet dhe partneritetet publik-privat (PPP) të këtyre viteve të fundit. Thelbi i reformave të qeverisjes së mirë është shtet-formimi, pra ngritja e një administrate të aftë për të kryer të gjitha funksionet e shtetit. Në mjaft raste, në programin qeveritar të partneriteteve publik-privat po shikojmë se këto reforma kyçe po thjeshtohen e madje zerohen, nëpërmjet transferimit të disa funksioneve dhe shërbimeve shtetërore ndaj konsumatorit ose popullatës drejt kompanive të caktuara private.
Ende nuk ka një analizë të plotë e të detajuar, të njohur nga publiku, të kostove dhe përfitimeve që gjenerojnë PPP-të. Janë me qindra milionë euro që do të paguajë për një periudhë dhjetëvjeçare Buxheti i Shtetit dhe risku i mosrespektimit sa duhet të interesit publik është i lartë. Si KLSH, kemi nisur auditime gjatë këtij viti dhe do të vijojmë në vitin e ardhshëm për të analizuar në mënyrë të thelluar këtë raport kosto-përfitim në dobi të qytetarit, të PPP-ve kryesore në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Jemi të ndërgjegjshëm për pritshmëritë e larta të qytetarëve ndaj institucionit tonë, por sikurse me Kushtetutë nuk lejohemi të auditojmë në kompani të përbashkëta, ku Shteti ka më pak se 51 për qind të aksioneve, po ashtu standardet tona ndërkombëtare të INTOSAI-t nuk na lejojnë të auditojmë politikat qeveritare.
Ne auditojmë vetëm zbatimin e këtyre politikave. Në Shqipëri, kapja rregullatore, ose institucionet e shtetit të kapura nga interesat private, përbëjnë një formë shqetësuese e me pasoja të rënda për financat publike në të ardhmen e afërt dhe të mesme. Shqetësimin për këto pasoja e kanë ngritur edhe institucione ndërkombëtare prestigjioze, si FMN dhe Banka Botërore, apo edhe institucione vendëse si Autoriteti i Konkurrencës. Kur interesat e kompanive private apo formacioneve politike që i mbështesin këto kompani janë prioritet mbi interesat e publikut, kjo çon në një humbje neto për shoqërinë tonë si një e tërë.
Gjykoj se institucionet dhe agjencitë qeveritare, që vuajnë kapjen rregullatore, të studiuar aq në thellësi nga Stigler dhe pasuesit e tij, janë një realitet shumë shqetësues te ne në Shqipëri dhe duhet të bëhen objekt vëzhgimi e, përse jo, edhe hetimi, edhe nga ana e institucioneve të reja, që do të dalin nga Reforma në Drejtësi.
Si KLSH, si institucion kushtetues në shërbim të qytetarit dhe Kuvendit për përdorimin me ekonomi, efektivitet dhe eficiencë të fondeve publike, ndiejmë detyrimin moral dhe ligjor dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë dhe bashkëpunojmë menjëherë me institucionet e reja të reformës për kufizimin e kapjes rregullatore, një nga format më të rënda dhe të rrezikshme të korrupsionit në administratën publike.

Previous Post

Vriten me snajper një kryetare bashkie dhe dy gazetare

Next Post

Stakohet energjia elektrike, ja zonat pa drita nesër

admin

admin

Next Post
Stakohet energjia elektrike, ja zonat pa drita nesër

Stakohet energjia elektrike, ja zonat pa drita nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.