Një flamur grek është vendosur në kalanë e Himarës që në mëngjesine sotëm raportojnë mediat online ndërkohë që provokime të tjera janë krijuar fill pas tensioneve mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.
Në aksin rrugor kombëtar Tepelenë-Gjirokastër po mëngjesin e sotëm, sipas një fotoje të siguruar nga “Balkanweb” rezulton të jenë shkruar me sprajt parrulla për “Vorio-Epirin”.

Tensionit i kanë fryrë sot edhe mediat greke. E përditshmja “Stohos” është hapur me një kryeartikull ku i bën thirrje autoriteteve greke të dëbojnë të gjithë emigrantët shqiptarët, që sipas shkrimit janë “kolona e pestë e Turqisë në Greqi”. Por nuk ndalet me kaq.

Me anë të një fotomontazhi provokues, “Stohos” e ka përafruar flamurin tonë kombëtar me atë të Turqisë duke vendosur përballë një ushtar grek të acaruar që i gjuan me plumba.
Zhvillimet vijnë pas reagimit të fortë të ministrit të mbrojtjes Kammenos drejtuar Shqipërisë dhe Turqisë, në vijim të retorikave të acaruara mes vendeve.












