23 kg drogë është sekuestruar në Kapshticë . Si rrjedhojë janë arrestuar dy shtetas shqiptarë që e kishin fshehur lëndën narkotike në një makinë tip Peugeot. Besim Zenuni dhe Ermira Elezi janë vënë në pranga. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Besim Zenuni 55-vjec. Dy të arrestuarit mësohet se kishin si destinacion Turqinë. Lënda narkotike ishte fshehur në 34 pako.












