• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLEDI KASMI/Autogoli i Romanës

admin by admin
2 December, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
BLEDI KASMI/Autogoli i Romanës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Europian ka pranuar dje autorësinë e gabimeve në përkthimin e Ligjit të Vettingut, i cili i është dërguar për konsulencë Komisionit të Venecias. Në një njoftim të shkurtër të kësaj zyre në Tiranë thuhet se “institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar”.

Përgjigja është e shkurtër dhe konçize dhe të krijon përshtypjen se kërkon të shfajësohet nga penalitetet para gjykuesve. Nëse në planin e ndëshkues ligjor kjo përgjigje mund të konsiderohet korrekte, në aspektin moral ajo ngre shumë pikëpyetje mbi misionin Euralius dhe vetë reagimin e zyrës së Komisionit Europian në Tiranë.

Ligji çuditërisht është deformuar në përkthim në ato pika të nxehta që kanë qenë pjesë e debatit mes pozitës dhe opozitës. Në të gjitha rastet “gabimet” janë bërë thuajse me një bisturi perfekte nga përkthyesi “Euralius”. Gabim është nëse bëhet vetëm një herë, por nëse gabimi përsëritet të paktën pesë herë, atëhere ky nuk mund të konsiderohet më gabim. Është një ndërhyrje e pastër që deformon tërësisht ligjin dhe e përafron atë me projektin e qeverisë

Nuk është as rasti i parë që konstatohen gabime të tilla në përkthim. Gjatë punës së Komisionit të Reformës në Drejtësi janë evidentuar edhe raste të tjera të kësaj natyre. Kjo ka ndodhur edhe dy herë të tjera dhe në të dy rastet përkthimi çuditërisht ka qenë për të deformuar vullnetin konsensual të opozitës duke e përshtatur atë me variantin fillestar të qeverisë.

Përse këto deformime të vazhdueshme nga të njëjtët njerëz? Reagimi i zyrës së Romanës në Tiranë nuk ka asnjë ndjesë për “gabimet”. Ka tone arrogante dhe frike në të njëjtat rreshta. “Ne gabuam dhe faji është i juaji që na besuat”. Kjo është esenca e përgjigjes së zyrës së Komisionit Europian.

Kjo është e vërtetë. Politika dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë nxituar duke i dhënë paradhënie besim zyrës së Komisionit Europian në Tiranë. Dhe ky gabim ka ardhur nga respekti dhe besimi që politika dhe institucionet e prekura nga manipulimet kanë tek Bashkimi Europian, pa ditur të bëjnë diferencën se mes Brukselit dhe Tiranës ka një largësi mjaft të madhe.

Është e vështirë që të gjesh përafrime mes bazës dhe degës, mes parimeve dhe interesave në këtë rast. Zyra e Romanës në Tiranë duke dashur të shfajësohet për deformimin në përkthim të ligjit të Vettingut ka bërë edhe një autogol sepse ajo deklaratë tenton të minojë besimin e opinionit në Shqipëri tek institucionet e Bashkimit Europian.

Vetëm pak javë më parë një tjetër rast flagrant i abuzimit me drejtësinë ndodhi në të njëjtat zyra. Misioni PAMECA në varësi direkte të të njëjtës zyrë ndërhynte dhe kërkonte llogari në institucionet e drejtësisë se përse ishin shkelur procedurat në arrestimin e Shullazi dhe bandës e tij duke i dalë në krah vrasësve dhe gjobvënësve.

Ankimim po nga ky institucion ndaj Prokurorisë dhe gjykatave për mbajtjen në burg të përdhunuesit të Kavajës e trafikantit të drogës, Roshi të penalizuar nga ligji i dekriminalizimit. Sërish kjo zyrë në anën e kundërt të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit.

Nga Shullazi tek “gabimi” në përkthim i ligjit të Vettingut ka një lidhje dhe ka një person që duhet të japë të paktën një shpjegim; se cilat janë këto koinçidenca ose interesa që ndikojnë që kjo zyrë në Tiranë të bëjë kaq shpesh “gabime” të tilla trashanike politike dhe që gjithnjë për hatër të kreut të qeverisë ?

Previous Post

FOTO/Sekretari personal i Enver Hoxhës duke u betuar për besnikëri ndaj fashizmit

Next Post

‘Football Leaks’ trondit botën e sportit, yjet e futbollit në parajsat fiskale

admin

admin

Next Post
‘Football Leaks’ trondit botën e sportit, yjet e futbollit në parajsat fiskale

‘Football Leaks’ trondit botën e sportit, yjet e futbollit në parajsat fiskale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.