Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në orët e mbrëmjes. Një person mbeti i vdekur në vend pasi u godit nga një makinë.
Rreth orës 19:00, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip Wolsvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar ne afersi te Shinavlashit, një këmbësor, me pasojë vdekje.
Vet drejtuesja e mjetti eshte shoqeruar per ne spitalin e Durresit pasi ka pesuar tronditje psikologjike.
Ne aksident eshte perfshire edhe nje makine e dyte qe ka perplasur makinen e aksidentit.

Viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij.
Drejtuesia e mjetit është shtetësia T.H. 23 vjeçe, banuese në Durrës, njofton policia.












