Terr në stadiumin “Selman Stërmasi”, aty ku po mbahet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani. Mësohet se prej disa minutash, mbi 9200 tifozë gjenden në stolat e stadiumit, aty ku secili prej tyre bënin tifo për skuadrën e zemrës
Shumë prej tyre kanë ndezur çakmak, telefona dhe flakadantë. Kjo është ajo çka po ndodh brenda stadiumit në Tiranë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 60.












