Singapori ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës. Shteti i Lindjes së Largët bëhet shteti i 113 i OKB që njeh Kosovën si shtet i pavarur. Presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka falenderuar shtetin e Singaporit me një postim në Twitter.
Njohja e pavarësisë hyri në një periudhë ku nuk pati njohje të reja megjithë angazhimin e politikës së jashtme të Kosovës. Kjo njohje shton mundësitë e përfaqësimit të mundshëm në Kombet e Bashkuara të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.












