Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme ka zgjedhur Hysen Osmanaj si zëvendës kryetar.
Gjithashtu ky komision ka bërë shpalljen e rezultatit përfundimtar për zgjedhjet e pjesshme të datës 20 nëntor 2016 për kryetarin e Bashkisë Kolonjë.
KQZ shpalli fitues të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kolonjë Ilia Stefon, kandidat i propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.











