1 dhjetori shënon ditën ndërkombëtare kundër HIV-AIDS. Të dhënat që vijnë ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë për 102 raste të reja të diagnostifikuara me virusin HIV-AIDS në 2016 . Megjithatë sipas Klodian Rrjepajt , Zv. Ministër i Shëndetësisë nuk kemi raste të përhapura te grupet e riskut dhe se ka rritje të lehtë të të prekurve . Mesatarja e të prekurvenë një vit është 100 raste të reja. Numri më i madh i të prekurve rezulton të jenë meshkuj.












