Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se kryeministri Rama e ka ditur një ditë më parë se deputeti gjerman të vinte në Tiranë se negociatat për anëtarësimin në BE nuk do të hapeshin.
“Zotit Bushati i është komunikuar zyrtarisht se nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë”- ka thënë ai.
Sipas tij burimet që kanë komunikuar më qeverinë, kanë njoftuar edhe opozitën një ditë para ardhjes së Gunther Krichbaum në Shqipëri.
“Shfrimi i Ramës ndaj Krichbaum tregon një gjë. Ai ka shpresuar deri ditën e fundit për ndryshimin e qëndrimit”, ka komentuar Basha fjalimet e Kryeministrit.












