Image GalleryTë rinjtë e FRPD-së, të drejtuar nga sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji kanë mbjellë kanabis në disa vazo dhe i kanë dërguar tek kryeministria.
Kanabisi ka qenë, simbolik, plastikë, por simbolizon faktin se kudo është i mbjellë.
“Vetëm në oborrin e kryeministrisë nuk ka kanabis të mbjellë”, tha pak ditë më parë një deputet në seancën e parlamentit të Shqipërisë. Por duket se edhe kjo nuk është më e vërtetë.











