Ky është momenti kur Nelgert Pata së bashku me disa shokë afrohet pranë makinës së tij të parkuar dhe qëllohet me snajper.
Pamjet e atentatit në Rrugën e Kavajës janë siguruar nga “Vizion+”.
atentati
Policia dyshon se goditja është bërë nga larg me snajper ndërsa Pata largohet me vrap së bashku me miqtë e tij.
34-vjecari u ekzekutua në një atentat në Fier teksa lëvizte me automjetin e një mikut të tij Ari Halinani i cili u arrestua.
Për ngjarjen policia ka marrë në pyetje disa persona ndërsa dyshohet se ekzekutimi i tij është pasoje e përplasjes së grupeve rivale.












