• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRAFT REZOLUTA/ Edhe “kazani” RTSH nuk parashikon rekomandim për hapjen e negociatave brenda muajit shkurt

admin by admin
29 November, 2016
in Politika
0
DRAFT REZOLUTA/ Edhe “kazani” RTSH nuk parashikon rekomandim për hapjen e negociatave brenda muajit shkurt
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë pasi Parlamenti Europian u kërkoi vendeve anëtare të Unionit pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, Komiteti i Jashtëm Europarlamentar merr në shqyrtim draft-rezolutën për Shqipërinë, e cila “mbështet plotësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave”, sipas rekomandimit të Komisionit Europian, më 9 nëntor.
“Mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bën thirrje për hapjen e negociatave të anëtarësimit sapo të ketë progres të besueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë që të ruhet vrulli i reformave; si dhe pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruajë ritmin e përparimit në zbatimin e të gjitha prioriteteve kyçe”, vlerësohet në draft rezolutë.
Në 7 faqe përmblidhen 21 paragrafë dhe RTSH zbardh pjesët kryesore të dokumentit të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein.
Krahas njohjes së progresit të qëndrueshëm në procesin e anëtarësimit drejt BE-së, theksohet edhe rëndësia për dialog konstruktiv politik, “zbatimin e plotë dhe në kohë” të reformave integruese, në veçanti për paketën e drejtësisë, por dhe përmbylljen e reformës elektorale, përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2017, duke kujtuar, në këtë kuadër, rëndësinë e transparencës së financave të partive politike.
Draft-rezoluta “Rithekson se një dialog konstruktiv, bashkëpunim i qëndrueshëm politik dhe gatishmëria për kompromis është vendimtare për suksesin e reformave dhe për të gjithë procesin e anëtarësimit në BE”.
Ajo “përsërit se një reformë gjithëpërfshirëse e gjyqësorit është një kërkesë madhore e qytetarëve të Shqipërisë për të rikthyer besimin tek përfaqësuesit politik dhe të institucioneve publike, dhe se kredibiliteti e efektiviteti i procesit të reformave në tërësi, duke përfshirë edhe për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, varet nga suksesi i procesit të verifikimit (Vetting) dhe reformës në drejtësi”.
Draft-rezoluta e Komitetit të Jashtëm Europarlamentar për Shqipërinë, “Mirëpret strategjinë e re të reformës në drejtësi 2017-2020 dhe planin e veprimit, si dhe rritjen e mjeteve buxhetore për zbatimin; bën thirrje për trajtimin e mëtejshëm të mangësive në funksionimin e sistemit gjyqësor, duke përfshirë mungesën e pavarësisë nga degë të tjera të pushtetit, drejtësinë selektive, llogaridhënien e kufizuar dhe mekanizmat joefikase të kontrollit, korrupsionin, kohëzgjatjen e përgjithshme të procedurave gjyqësore dhe zbatimit”.
Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, draft-rezoluta, “Bën thirrje ndaj Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për Reformën Zgjedhore për të përfunduar rishikimin e kodit zgjedhor duke adresuar të gjitha rekomandimet e mëparshme të OSBE / ODIHR-it; Bën thirrje ndaj autoriteteve kompetente për të siguruar zbatimin e duhur në kohë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të qershorit 2017”. Dokumenti kujton se “…të gjitha partitë politike kanë përgjegjësi për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në përputhje me standardet ndërkombëtare; I bën thirrje partive politike të Shqipërisë për të respektuar ligjin për përjashtimin e autorëve të veprave penale nga postet publike, në frymë dhe në letër, kur të përcaktojnë kandidatët e listave të tyre”.
Ndërsa Kuvendit i kërkohet të miratojë Kodin e Etikës dhe të forcojë kapacitetet e mbikëqyrjes ndaj qeverisë, Parlamenti Europian, sipas draftit, do të shqyrtojë mundësitë, përmes programeve ekzistuese për vendet e zgjerimit, për të ndihmuar kolegët shqiptarë, në këtë kuadër, për ushtrimin e rolit mbikëqyrës dhe rritjen e cilësisë së legjislacionit. Vlerësohet përmirësimi i marrëdhënies së institucioneve shtetërore me shoqërinë civile, por kërkohet rregullimi i kuadrit fiskal për organizatat jofitimprurëse.
Toleranca fetare vendase konsiderohet “thelbësore për parandalimin e radikalizmit islamik” dhe luftën kundër terrorizmit. Drafti përsërit gjetjet e raportit të fundit të Komisionit për vendin në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, për administratën publike dhe respektimin e të drejtave themelore, përfshirë për pronat, fëmijët dhe minoritetet, si dhe për sa i takon lirisë së medias.
Draft-rezoluta e Komitetit të Jashtëm Europarlamentar në Parlamentin Europian “Rithekson rëndësinë kritike për media profesionale dhe të pavarur në shërbimin publik dhe privat; është i shqetësuar për ndikimet politike në media dhe vetë-censurën e gjithë-përhapur mes gazetarëve; vë në dukje zbatimin e ngadalshëm të ligjit për mediat audiovizuale dhe vonesat në plotësimin e vendeve të AMA-s; bën thirrje për masa për të rritur standardet etike e profesionale dhe bashkësinë e kontratave të rregullta të punës së gazetarëve, për të rritur transparencën e reklamave qeveritare në media dhe për të siguruar pavarësinë e autoritetit rregullator dhe të transmetuesit publik”.
Drafti pritet të pësojë ndryshime, pas paraqitjes në Komitetin e Jashtëm, të martën pasdite. Mësohet së eurodeputetët kanë afat deri më 10 janar 2017 për të dorëzuar amendamentet e tyre dhe draft-rezoluta për Shqipërinë pritet të miratohet nga PE gjatë seancës plenare të muajit shkurt.

Previous Post

FOTO LAJM/ Gazetari hamendëson një bisedë Erion Veliaj – Ilir Meta…, për gishtat obezë

Next Post

Vlorë, aksidenti BMW X6, prokuroria do verifikojë masat e sigurisë përgjatë Lungomares

admin

admin

Next Post
Vlorë, aksidenti BMW X6, prokuroria do verifikojë masat e sigurisë përgjatë Lungomares

Vlorë, aksidenti BMW X6, prokuroria do verifikojë masat e sigurisë përgjatë Lungomares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.