Kryeministri ka zgjedhur që komunikimin e javës nëpërmjet videos në “Facebook”, ta dedikojë sulmit ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum. Pak ditë më parë nga Tirana, deputeti i Buntestagut, i cili i përket grupit parlamentar CDU-CSU, deklaroi që BE të mos të hapen negociatat për Shqipërinë.
Edi Rama e quan deputetin gjerman “zë të huaj” që nuk flet në emër të Parlamentit, por mban një qëndrim personal.
“Këta zëra të huaj që ngrihen mund të përkojnë me nevojën e PD, por nuk përkojnë me qasjen e përgjithshme të vendeve anëtare, por as me nevojën e parlamenteve të tyre për t’u shprehur në këtë fazë.
Nuk jemi në momentin e përcaktimit të datës. Thonë çfarë thonë sot deputetë të ndryshëm, kjo në këtë moment nuk ka pikë rëndësie, sepse rëndësi ka çdo të thotë Këshilli Europian”, është shprehur Kryeministri Edi Rama për deputetin e Bundestagut gjerman.
Sulmin ndaj Krichbaum, Rama e ndërmori pasi u kthye nga Mynihu, ndërsa pritet që sërish nesër të udhëtojë drejt Gjermanisë…











