• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMET/ Droga e Kurbinit, në bisedat e trafikantëve për drogën, policët “kodifikohen” si barinj e ujqër

admin by admin
27 November, 2016
in Kronika
0
PËRGJIMET/ Droga e Kurbinit, në bisedat e trafikantëve për drogën, policët “kodifikohen” si barinj e ujqër
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i kultivuesve të cilëve ju sekuestrua hashash pak ditë më parë gjatë një operacioni në Kurbin, janë “dorëzuar” pas korrjes së hashashit por megjithatë kanë shpresa të shpëtojnë diçka.
“Ka ngel pa djeg, ti shpëtojmë”, thonë trafikantët në bisedat mes tyre.
“Gazeta Shqiptare” vijon sot publikimin pjesës së tretë bisedave ku ata ju referohen policëve si “ujqër” dhe vendndodhjes së drogës si “te lopët”.
Në këtë operacion u arrestuan 7 persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë.
Më poshtë biseda telefonike, e sjellë nga “GSH” në mënyrë autentike sipas dosjes së prokurorisë duke ruajtur origjinalitetin e dialektit.

Përgjimet e plota
Më datë 21. 09. 2016 në orën 15:51, Lefter Nelaj telefonohet nga Albani, i cili i tregon se ata janë të gjithë të krahut të Lezhës. Lefteri i thotë se e ka marrë vesh pasi i kanë thënë policë, si dhe i kërkon që të shkojë dhe të shohë njëherë. Albani i tregon se do justifikohet sikur i ka humbur ‘lopa’.
Në orën 16:50 Lefter Nelaj telefonon personin me numër 068 XX XX 813, të cilin e pyet nëse ka dalë për t’i parë. Personi i tregon se ka shkuar andej, pasi i ka humbur një lopë dhe po e kërkon deri në Sharrë-Bardhë. Lefteri i kërkon që ta njoftojë nëse ka gjë dhe personi pohon. Lefteri i kërkon që t’i tregojë a kanë mbaruar punë. Personi i thotë se kur të shkojë, do i tregojë.
Në orën 17:16 Lefter Nelaj i dërgon SMS, të cilin e pyet nëse kanë dalë për të parë se çfarë është bërë sipër. Hashimi i tregon se Lami i ka thënë që kanë mbaruar punë. Lefteri e pyet nëse në të dyja, si dhe i kërkon që të shkojnë lart dhe të shpëtojnë ato që kanë mbetur. Hashimi i tregon se ata janë aty akoma. Lefteri i tregon se ka folur me plakun, i cili i ka thënë se nuk janë dhe këta duhet të dalin në arë të bozës dhe tek antenat dhe nuk ka kush punë me këta. Hashimi ka thënë se janë akoma aty, pasi e kanë ndaluar.
Në orën 17:48 Lefter Nelaj telefonohet nga Albani, i cili i tregon se kanë mbaruar punë në të 4 anët dhe lopët kanë ikur. Lefteri e pyet nëse kanë mbaruar punë dhe Albani i thotë komplet. Lefteri e pyet për ‘barinjtë’ nëse kanë ikur dhe Albani mohon.
Nga përmbajtja në tërësi e bisedave më poshtë rezultoi shqetësimi i tyre për bimët narkotike të asgjësuara, të prera e djegura nga policia dhe bisedojnë se ç’mund të bënin me bimët narkotike që kishin shpëtuar pa djegur.

Në orën 17:55 Lefteri kontaktohet nga Albani.

Albani: Kanë mbaruar punë vetë, të jenë shnosh kalamajt. Mos u mërzit. Nuk ke çfarë me bo. Kur të të marrë Astriti se mua nuk më del, ja kam marrë atë telefon… ia pata lënë me një brimë aty poshtë. Kanë dalë në kodër, aty ku kemi mbledh sqarin, tek ai stani pranë Pëllumbit, tek antenat.
Leferi: Do të dal me çunat.
Albani: Që tani.

Nga përmbajtja në tërësi e bisedave më poshtë rezultoi shqetësimi për korrjen e parcelave dhe biseda për të mësuar se kush ishin policët që e kanë bërë këtë.
Në orën 18:13 Lefteri kontaktohet nga Albani.

Albani: Prej kujt e kemi?
Lefteri: Jam t’u e marr vesh, por nuk ka rëndësi prej kujt e kemi.
Albani: Veç te ne. Askund tjetër.

Në orën 18:29 Lefteri kontaktohet nga Albani.

Albani: Ke folur me çunat mos po dalin lart në mal?
Lefteri: Ata nuk janë të sigurt.
Albani: Sapo kam ardhur te stani dhe brenda e kanë bërë krejt rrëmujë dhe çantën e kam gjetur në tokë, te era.
Lefteri: Kanë dëmtuar përciptas apo kanë mbaruar punë plotësisht?
Albani: (Te stani) kanë mbaruar punë krejtësisht dhe lartë kanë mbaruar punë krejt. Lart e poshtë.

Në orën 19:08 Lefteri kontaktohet nga Albani.

Albani: Krejt. Na kanë lënë vetëm domatet.
Lefteri: Nuk ka çfarë me mbledh nesër.
Albani: Kanë lënë të vrana të këputura.
Lefteri: Ka gjë për të mbledh?
Albani: Ka pa djegur sa të duash.
Lefteri: Hiqi ato që aty dhe të vijmë nesër t’i rregullojmë. Të bëjmë ndonjë punë, se duhet të merrem me punë të tjera mbrapa, t’i lëmë te plaku.
Albani: Ka sa të duash se nuk kanë arrit me i mbledh krejt. Mos kanë vënë ndonjë gjë këtu?
Lefteri: Nuk kanë vënë gjë. Mblidh sa të mundesh, mos i lër bashkë, por të ndara.

Në orën 19:15 Lefteri kontaktohet nga Albani.

Albani: I hoqa. Më shumë se gjysma janë të paprishura. Vetëm dy turra kanë djegur.
Lefteri: Atje lartë?
Albani: Atje vetëm i kanë këputur.
Lefteri: Shko deri aty te ‘miza’, nëse i kanë marrë ato të bërat.

Ora 20:04.

Albani: E kanë mbledhur komplet, i kanë vënë flakën. Atë tjetrën e kanë marrë çunat më tha Preni, atë të thatën.
Lefteri: Lidhu me atë (personin e tretë) e të vijnë nesër në mëngjes. Lefteri do të gjejë edhe 3-4 veta të tjerë.

Në orën 20:19 Lefteri kontakton Lanin.

Lefteri: Ke folur me Albanin, i ka futur brenda gjëkundi?
Lani: Përjashta. Nesër në mëngjes nga ora 4.
Lefteri: Nëse ngrihesh herët, tregoja pak Astritit sa është aty kun a tha, mos e bëjmë aty poshtë atë, afër teje. As 35% nuk e kanë ashtu (prishur). Vetëm e kanë rrëzuar.

Më datë 22.09.2016 ora 16:52:11, Lani i thotë Lefterit se “fterja e parë u vu në zjarr”, duke ju referuar një parcele, e cila është djegur.
Në orën 17:24 Lefteri komunikon me SMS me Astritin.

Lefteri: Ku ndodhet gërshëra (nënkupton policët që presin)?
Astriti: Tek pisha e thatë te burimi sipër.
Lefteri: Ku e ke mbytur gjarprin (nënkuptohet fshehur lënda narkotike)?
Astriti: Pak më këtej tek një pishë e thatë.

Në datën 27.09.2016 forcat e policisë përsëri kanë shkuar në operacion asgjësimi dhe ky reflektohet edhe në bisedat e të hetuarve, të cilët ndjekin lëvizjet e policisë. Në orën 12:21 Lefteri komunikon me SMS me Mirin, të cilit i kërkon të shohë çfarë bëhet nga ai pasi nuk shikon gjë. Në orën 12:23, mes tyre bëhet kjo bisedë:

Lefteri: Hë re… fol.
Miri: Ra mjegull qatje ka na.
Lefteri: Ku ra mjegull?
Miri: I kanë fut flakën.
Lefteri: Ba be… Aty ken a?
Miri: Po (duke iu referuar gjetjes së lëndës narkotike dhe asgjësimit).

Previous Post

Rezarta Shkurta ka një version tjetër të arrestimit të Ermal Hoxhës

Next Post

DETAJE/ Elbasan, mister vrasja e 19-vjeçarit që merrej me bujqësi në Elbasan, pistat e hetimit

admin

admin

Next Post
DETAJE/ Elbasan, mister vrasja e 19-vjeçarit që merrej me bujqësi në Elbasan, pistat e hetimit

DETAJE/ Elbasan, mister vrasja e 19-vjeçarit që merrej me bujqësi në Elbasan, pistat e hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.