Qytetarët japonezë po këshillohen se si t’i mbijetojnë një sulmi bërthamor nga frika e Kim Jong-Un të Koresë së Veriut dhe Vladimir Putin të Rusisë.
Tensionet janë në rritje me Rusinë në lidhje me vendosjen e raketave në ishujt e diskutueshëm të Paqësorit.
Sot, u zbulua se Japonia gjithashtu ndjehet nën presion teksa Kim Jong-Un vazhdon të kryejë një sërë testesh.
Si rezultat, nën urdhrat e kryeministrit japonez Shinzo Abe, pamfletë të ndryshëm janë lëshuar duke këshilluar njerëzit çfarë të bëjnë në rast sulmi.
Kryesisht atyre u është thënë të shkojnë në qendrat tregtare nëntokësore, shkruan Mail On-line.











