Mbi 1000 zogj të klasifikuar në mbi 300 raca të ndryshme janë ekspozuar sot në Tiranë në Festivalin e parë të zogjve në Shqipëri mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe organizuar nga Shoqata “Mbarështuesit e Kanarinave”, Shqipëri (MK), në bashkëpunim me Shoqatën e Ornikulturës së Pulias në Itali.
I pranishëm në këtë aktivitet të parë të kësaj natyre, zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu përgëzoi organizatorët.
Gjyqtarët dhe ekspertë te huaj kanë shpjeguar se kjo është e para ekspozitë ornitologjike në Shqipëri, dhe shpresohet që së shpejti të shndërrohet në një traditë të përvitshme.











