Polica e Tiranës ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm në Qafë-Priskë.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20. Mjeti tip “Volkswagen”, me targë TR 0642 P, me drejtues shtetasin J. S., 28 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rruge, duke rënë në humnerë, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po dërgohet në spital me ambulancë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe 3 pasagjerët e mjetit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
Terreni ishte vështirë dhe dalja nga mjeti e drejtuesit është bërë me ndërhyrjen e zjarrfikëses. Po kryen veprimet.












